image Pritjet e 'çmendura' të këtij portieri bëhen 'hit'

Futboll

Video/ Pritjet e ‘çmendura’ të këtij portieri bëhen ‘hit’

news image

Portieri egjiptian, Mahmoud Gad është bërë viral në rrjetet sociale pas dy super pritjeve që i bëri.

Gad pritjen e parë e bëri me kokë duke lëshuar portën, por topi përfundoi në këmbët e kundërshtarit, i cili goditi me vollej në drejtim të portës së boshatisur.

Megjithatë, portieri 22 vjeçar bëri të pamundurën duke larguar topin mbi portë.

Egjiptiani krahasohet me portierin gjerman, Manuel Neuer, i cili njihet për dalje të tilla nga porta për të larguar rrezikun.

Këto dy super pritje kanë mahnitur botën e futbollit duke u shndërruar hit në rrjetin social Twitter.