image Goditi një veturë në parking, gjesti i 70-vjeçarit bëhet viral (FOTO)

Sociale

Goditi një veturë në parking, gjesti i 70-vjeçarit bëhet viral (FOTO)

news image

Një burrë e ka goditur një veturë sa ishte duke dalë nga parkingu me automjetin e tij. Por, gjesti që ai bëri la “nam” në internet duke u bërë viral.

Një person, e postoi këtë në grupin “Merakli të Kerreve”, që siç tha ai, ka qenë dëshmitar i ngjarjes.

Sipas tij, sa ishte duke qëndruar në ballkonin e banesës, e ka parë një person të moshuar, rreth të 70-tave, duke dalë nga parkingu me veturën e tij, teksa e ka goditur një tjetër.

70-vjeçari menjëherë ka dalë nga vetura dhe ka lënë një letër mbi veturën e goditur.

Ka ende njerëz të mirë! Para pak çasteve, një bacë i moshës rreth 70-vjeçare, duke dale nga parkingu me veturën e tij Golf VI +, goditi aksidentalisht një veturë Renault Megane. Unë, nga ballkoni i shtëpisë e vëzhgova tërë ngjarjen. Baci, e ndali menjëherë veturën, dhe doli që ta shikojë dëmin e shkaktuar. Pasi pa që dëmi ishte i konsiderueshëm, dhe pronari nuk ishte pranë veturës, baci nxori letrën dhe pasi shënoi diçka, e vendosi në xhamin e përparmë të veturës që e kishte goditur dhe vazhdoi rrugën”, thuhet në postimin e dëshmitarit të ngjarjes. Unë, nga kureshtja dola dhe e fotografova dëmin dhe letrën dhe mbeta i habitur, e njëkohësisht u ndjeva shumë mirë me veprimin e bacit”, thuhet në postimin e dëshmitarit.

Ta kam rrok veturën, të lutem lajmrohu në … Sabiti”, thuhet në letrën e lënë nga 70-vjeçari në veturën e goditur.

/GazetaSinjali/