Afganët po u japin fëmijëve të tyre të uritur ilaçe që t’i qetësuar – të tjerë kanë shitur vajzat e tyre dhe organet për të mbijetuar. Në dimrin e dytë që kur talebanët morën pushtetin dhe fondet e huaja u ngrinë, miliona janë një hap larg të mbeturit të uritur.
“Fëmijët tanë vazhdojnë të qajnë dhe nuk flenë. Nuk kemi ushqim”, ka thënë Abdul Wahab.
“Kështu që shkojnë në farmaci, marrim tableta dhe ua japim fëmijëve tanë ashtu që të ndihen të përgjumur”.
Ai jeton jashtë Heratit, qyteti i tretë më i madh afgan, i mbushur me njerëz të zhvendosur dhe të stërlodhur nga lufta dhe katastrofat natyrore.
Kur ai me një grup prej dhjetëra burrash u pyetën se sa prej tyre po u jepnin qetësues fëmijëve të tyre, ata u përgjigjën: “Shumë prej nesh”.
Ghulam Hazrat futi dorën në xhep dhe nxori tabletat. Ato ishin alprazolam – qetësues që zakonisht përshkruhen për të trajtuar çrregullimet me ankthin.
Ghulam ka gjashtë fëmijë, më i vogli 1 vjeç. “Ia jap edhe atij madje”, tha ai.
Të tjerë treguan tableta “escilatopram” dhe “sertraline” që u jepnin fëmijëve. Ato përshkruhen zakonisht që të trajtohet depresioni dhe ankthi.
Mjekët thonë se kur u jepen fëmijëve të vegjël që nuk marrin ushqim të mjaftueshëm, barnat e tilla mund të shkaktojnë dëme në mëlçi, bashkë me një mori problemesh si lodhja kronike, gjumi dhe çrregullime të sjelljes.
Shumë familje ndajnë disa copa buke mes vete çdo ditë. Një grua i tha BBC-së se hanin bukë thatë në mëngjes dhe natën e zhysnin në ujë që ta bënin bukën më të lëngshme.
OKB-ja ka thënë se një “katastrofë” humane po e rrethon tani Afganistanin.
Ammar tregoi se e hoqi njërën veshkë tre muaj më parë. Ai është në të 20-at e tij.
“Nuk kishte mënyrë tjetër. Dëgjova se mund ta shisje veshkën në një spital lokal. Shkova dhe u thash se doja ta bëja atë. Disa javë më vonë më thirrën dhe më thanë të shkoja në spital”.
Ai u pagua me 3100 dollarë për veshkën dhe shumica i shkuan për të shlyer borxhet.
“Nëse hamë një natë, tjetrën nuk hamë. Pasi shita veshkën, ndihem si gjysmë njeri. Ndihem i pashpresë”.
Një nënë tregoi se e shiti veshkën shtatë muaj më parë, që paratë për të edhe asaj i shkuan më shumë për të larë borxhet.
“Tani po detyrohemi të shesim vajzën tonë dyvjeçare. Njerëzit që u kemi marrë borxh na ngacmojnë përditë duke na thënë t’ua japim vajzën nëse nuk mundemi t’ua kthejmë paratë”.
Pa pushim, dëgjohen njerëz që kanë shitur vajzat e tyre.
“E shita vajzën time 5-vjeçare për 100,000 para afgane”, tha Nizamuddin.
Ajo është më pak se gjysma që jepet për një veshkë.
Dinjiteti me të cilin jetonin njerëzit në Afganistan, është rrënuar nga uria.