Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7 mijë e 947 doza të vaksinës anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 476 mijë e 104 doza të kësaj vaksine.
Ndërkaq, me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 648 mijë e 218 qytetarë.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19, kurse nga 2 mijë e 526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 448.
Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1 mijë e 43./GazetaSinjali/