image Afër 8 mijë qytetarë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shëndetësi

Afër 8 mijë qytetarë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7 mijë e 726 qytetarë me vaksinën anti-COVID, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 497 mijë e 408 doza të kësaj vaksine.

Ndërkaq me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 666 mijë e 265 qytetarë.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse nga 2 mijë e 579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 812.

Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 745./GazetaSinjali/