image Afër 7 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Afër 7 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 6 mijë e 705 doza të vaksinës anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 514 mijë e 370 doza të kësaj vaksine.

Ndërkaq me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 681 mijë e 450 qytetarë.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, si pasojë e infektimit me koronavirus kurse nga 2 mijë e 140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 083.

Numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 515. /GazetaSinjali/