Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 6 mijë e 705 doza të vaksinës anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 514 mijë e 370 doza të kësaj vaksine.
Ndërkaq me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 681 mijë e 450 qytetarë.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, si pasojë e infektimit me koronavirus kurse nga 2 mijë e 140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 083.
Numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 515. /GazetaSinjali/