image Afër 47 mijë euro shpenzoi Dardan Gashi dhe kabineti i tij vetëm për dreka, darka dhe pije

Kosovë

Luksi/ Afër 47 mijë euro shpenzoi Dardan Gashi dhe kabineti i tij vetëm për dreka, darka dhe pije

news image

Afër 47 mijë euro janë shpenzuar vetëm nga Dardan Gashi dhe kabineti i tij në Qeverinë Haradinaj, për kategorinë e reprezentacionit, që përfshinë dreka, darka, pije dhe dhurata të ndryshme gjatë takimeve, raporton Gazeta Sinjali.

Vetëm ministri i Diasporës, Dardan Gashi, në dy vite e gjysmë të mandatit të tij ka shpenzuar për dreka, darka, pije dhe dhurata të ndryshme fiks 18 mijë e 729 euro.

Gazeta Sinjali ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare lidhur me shpenzimet e kabinetit të ministrit të Diasporës, Dardan Gashi. Kjo ministri vetëm për këtë kategori ka shpenzuar 46 mijë e 933 euro.

Që nga shtatori i vitit 2017 deri në fund të atij viti për dreka, darka e pije ishin shpenzuar më shumë se 4 mijë euro.

Në vitin 2018 kabineti i Dardan Gashit ka shpenzuar më shumë se 27 mijë euro për këtë kategori, ndërsa për vetëm gjashtë muajt e parë ky kabinet ka shpenzuar më shumë se 14 mijë euro për këtë kategori.

Ndërkohë aktivë në shpenzimet për dreka, darka e pije kanë qenë edhe zv/ministrat e kësaj ministre; Faruk Nura, Çerim, Bajrami, Afrim Bekteshi, Isni Kilaj, dhe Arian Daci i cili vdiq në janar të këtij viti.

Brenda 12 muajve të vitit të kaluara secili prej zv/ministrave shpenzuan më shumë se 2 mijë euro për dreka, darka, pije dhe dhurata të ndryshme.

Gazeta Sinjali më herët ka publikuar shpenzimet e kabinetit të ministrit Dardan Gashi i cili në total i ka kushtuar më shumë se gjysmë milioni euro buxhetit të shtetit, vetëm me paga, mëditje, udhëtime zyrtare dhe shpenzime të tjera./Gazeta Sinjali.