image Afër 40 mijë euro i kushtuan kuletës së shtetit drekat, darkat e udhëtimet e Sveçlës me kabinet

Politikë

Afër 40 mijë euro i kushtuan kuletës së shtetit drekat, darkat e udhëtimet e Sveçlës me kabinet

news image

Shpenzimet e zyrtarëve shtetërorë kanë rënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas publikimit të shpenzimeve ‘marramendëse’ të deputetëve për derivate.

Së fundmi janë publikuar edhe shpenzimet e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me kabinet. Sipas të dhënave të publikuara nga RTV Dukagjini, kuletës së shtetit i kushtuan 38 mijë euro darkat, drekat dhe udhëtimet e ministrit Sveçla me kabinet.

Nga periudha 23 mars deri më 31 dhjetor kanë shpenzuar 19,563 euro, për bileta aeroplani, akomodime dhe mëditje.

Po ashtu, kjo ministri ka shpenzuar 19,136 euro për dreka dhe darka.

Që do të thotë se Ministria e Punëve të Brendshme nga marsi e deri në dhjetor ka shpenzuar 38,699 mijë euro për udhëtime dhe dreka e darka zyrtare.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

/GazetaSinjali/