Në momentet e fundit, Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës.
Ukraina pretendon se 20,900 trupa ruse janë vrarë që nga 24 shkurti dhe 2,087 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.
Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Mbrëmë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ruse po hedh gjithçka që kishte në betejë.
“Ata kanë shtyrë pothuajse të gjithë dhe gjithçka që është në gjendje të na luftojë kundër Ukrainës“, tha ai në fjalimin e tij të natës me video drejtuar kombit ukrinas.