image Afër 2 milionë njerëz në botë u infektuan me COVID-19 vetëm në javën e parë të shtatorit

Botë

Afër 2 milionë njerëz në botë u infektuan me COVID-19 vetëm në javën e parë të shtatorit

news image

Që nga fillimi i pandemisë, mbi 27 milionë persona në tërë globin janë infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave të fundit nga “Worldmeter”, numri i të prekurve nga ky virus ka arritur në 27.069.726.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.431.160 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë Brazili (4.123.000), India (4.114.773), Rusia (1.020.310), Peru (683.702), Kolumbia (658.456), Afrika e Jugut (636.884), Meksika (629.409), Spanja (517.133), Argjentina (471.806) dhe Kili (420.434).

Kohët e fundit, rastet e reja globale kanë nisur të rriten sërish me ritme të shpejta. Ndërsa afrohet vjeshta, mjekët tashmë po shohin shenja të një vale të dytë të infektimeve, e cila do të jetë thuajse e pamundur të përballohet derisa të zbulohet vaksina. /Gazeta Sinjali/