image Afati për targat drejt fundit, Kurti takohet me përfaqësuesit e QUINT-it

Politikë

Afati për targat drejt fundit, Kurti takohet me përfaqësuesit e QUINT-it

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur sot një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.

Takimi ndodhi pas shumë thirrjeve të këtyre shteteve ndaj Kryeministrit Albin Kurti për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave, që Serbia i lëshon ilegalisht për qytetarët serbë në Kosovë.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri kur skadon afati i dhënë nga Kurti, që qytetarët serbë që i kanë automjetet e regjistruara me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti pas gjysmë ore nis mbledhjen e Qeverisë.

*Pamjet në Facebook i ka publikuar Venhar Isufi

/GazetaSinjali/