Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për planifikimin e udhëtimeve që do të realizohen dhe ka bërë publike edhe detajet për dy fluturime.
Sipas njoftimit, më 13 qershor do të ketë një fluturim nga Prishtina për në Dusseldorf, me nisje në ora 19:30, ndërkaq më 14 qershor do të jetë një fluturim tjetër nga Prishtina në Stuttgart në ora 09:50.
“Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar. 13 Qershor 2020 – EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30) EUROWINGS. 14 Qershor 2020 EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:50) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e ANP.
Sa u përket fluturimeve në kthim, ANP ka apeluar të gjithë që të kontaktojnë me Ambasadat e Kosovës në shtetet përkatëse dhe për bileta të kontaktojnë me kompanitë ajrore e agjencionet.
“Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet. Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkaq, Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, ka thënë se pret që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rinisin brenda dhjetë ditësh./Gazeta Sinjali/