image Aeroporti i Prishtinës me sqarime shtesë për pezullimin e fluturimeve shkaku i koronavirusit

Kosovë

Njoftim/ Aeroporti i Prishtinës me sqarime shtesë për pezullimin e fluturimeve shkaku i koronavirusit

news image

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka thënë se lusin të gjithë udhëtarët që të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore për çdo informacion që mund t’iu duhet.

Tutje ajo shtoi se ndalesa për fluturime në arritje me udhëtarë hyn sonte në fuqi pas orës 00:00.

Gara tha se deri në këtë orë të gjitha fluturimet përfshirë ato në arritje me udhëtarë do të realizohen.

“Pas kësaj ore do të realizohen fluturimet në arritje pa udhëtarë ndërsa ato në nisje me udhëtarë”, shtoi ajo.

E gjithë kjo po bëhet për shkak të masave shtesë lidhur me parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të koronavirusit./ Gazeta Sinjali/