Një numër i madh i udhëtarëve janë parë mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali shihet tollovia e krijuar që në hyrje të këtij aeroporti.
Ky sinjalizues ka njoftuar se nuk është njoftuar për ndonjë shtyrje të fluturimit të ndonjë aeroplani.
Kujtojmë se mërgimtarët e shumtë që kanë ardhur për pushime në Kosovë me pritje të gjata po përballen edhe në pikat kufitare të cilat po zgjasin me orë të tëra.