image Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim për udhëtarët

Kosovë

Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim për udhëtarët

news image

Për shkak të procedurave shtesë që rrjedhin si pasojë e pandemisë, Aeroporti “Adem Jashari” bënë të ditur se të gjithë udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo paraqitje në kohë më të hershme vjen si rrjedhojë e kontrollit të dokumentacionit shtesë përveç dokumentacionit bazë për udhëtim:

-Testet për COVID 19,

-Dokumentacionin e vaksinimit,

-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet përkatëse të cilat mund të azhurnohen çdo ditë për shkak të pandemisë,

-Rregulloret që aplikohen për hyrje në shtetet tranzit për shkak të pandemisë,

-Dëshminë e kalimit të COVID-19 për disa shtete varësisht udhëtimit,

-Të dhënat e moshës së fëmijëve në përputhje me lejimin e udhëtimit me/pa test,

-Si dhe dokumente tjera shtesë varësisht kërkesave të shteteve të destinacionit.

Tutje, në njoftim thuhet se “Ju lusim që të rishikoni rregullat e hyrjes në shtetet ku ju udhëtoni para paraqitjes suaj në sportelet e ANP-së (check-in) e cila kërkon kohë shtesë të procesimit të udhëtarëve për shkak të kontrollit të dokumenteve të lartshënuara“.

Gjithashtu, përmes këtij njoftimi bëhet e ditur se stafi i aeroportit është duke operuar me kapacitete të plota të procesimit të fluturimeve. /GazetaSinjali/