Një aeroplan ushtarak turk ka hyrë në hapësirën ajrore greke dhe ka përcjellë një helikopter në të cilin ndodheshin ministri i Mbrojtjes Nikos Panagijotopoulos dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Greqisë Konstantinos Floros, transmetojnë mediat greke.
Sipas agjencisë së lajmeve ANA, një avion luftarak turk F-16 fluturoi mbi ishullin Oinousses në një lartësi prej një mijë metrash dhe “shqetësoi” një helikopter me zyrtarët grekë.
Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm ndodheshin për vizitë në Oinousses dhe Farmakonisi në Detin e Egjeut lindor afër territorit turk.
Sipas mediave greke, avioni luftarak F16 ka kryer ‘manovra të rrezikshme duke ngacmuar helikopterin që mbante udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes, menjëherë pasi u ngritën nga ishulli’.