Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i ka quajtur më të mirët e vendit, kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.
Matoshi ka publikuar një video nga Kuvendi, me rastin e seancës solemne për përvjetorin e pavarësisë.
“Me ma të mirët e vendit Presidenten dhe Kryeministrin”, ka shkruar Matoshi në videon e publikuar në Instagramin e saj, teksa shihet Kurti dhe Osmani në kuadër të kamerës.