image Kërcënohet deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi

Siguri

Kërcënohet deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi ka bërë të ditur se është kërcënuar për shkak të angazhimit të saj për mbrojtjen e të drejtave të grave, shkruan Gazeta Sinjali.

Matoshi në një postim në Facebook ka shkruar se këto kërcënime po i merr sidomos nga ndihma që po i ofron grave të cilat me vite të tëra kanë pësuar dhunë psikike dhe fizike nga burrat e tyre.

“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.

Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush“, ka shkruar ajo në Facebook./GazetaSinjali/