Një e re ka folur së fundmi se si ishte joshur dhe përdhunuar nga një grup të rinjsh kur ishte vetëm 14 vjeçe, të cilët abuzuan me moshën dhe situatën e saj delikate për ta përdorur si objekt seksi.
Jordyn Ferguson tashmë 19 vjeçe thotë se u përdhunua për muaj me radhë nga grupi i pedofilëve dhe tani shpreson që ata të kalben në burg.
“I urrej ata. Meritojnë të mbyllen e të mos dalin më jashtë.”
Muajin e kaluar Aivars Hauberts, 21 vjeç, Ailands Aleksanders, 22, e Ludvigs Rudevics, 35, u shpallën fajtorë për përdhunimin e Jordyn, ndërsa Hardis Gindra, 27 vjeç u shpall fajtor për seks nën moshë me të.
U desh një hetim katër-vjeçar i policisë për dënimin e burrave.
“Më parë nuk isha e aftë të flisja. Humba të gjtihë fuqinë kur ndodhi, por kjo ndryshoi kur erdha në gjyq për të dëshmuar dhe ata u shpallën fajtorë. U ndjeva e lumtur për herë të parë, mora mbrapsht disa fuq”, u shpreh vajza.
Abuzimi me Jordyn ndodhi kur ajo po kalonte një periudhë kaotike duke lënë shkollën dhe kishte probleme me të atin. Grupi e shfrytëzoi atë duke i dhënë cigare, alkool, kanabis dhe i blenë një celular për ta kontaktuar.
Sa herë e takonin ata i jepnin vodka e verë dhe pasi ajo ishte e pirë e përdhunonin.
“Ndodhte shumë shpesh, Unë isha e intoksikuar, e mpirë, nuk e di se sa më kanë përdhunuar, isha vetëm e shtrirë aty, si një objekt”, tha ajo.. /Gazeta Sinjali/