image Administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë që e denoncoi për sulm zyrtarin e gjykatës - Sinjali

Administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë që e denoncoi për sulm zyrtarin e gjykatës

news image

Administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shaban Gërxhaliu e ka denoncuar sot në polici për sulm zyrtarin e kësaj gjykate, Blerim Brahimi.

Sinjali raportoi pak më parë se Brahimi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht Gërxhaliun, për çka intervenoi edhe Policia.

Siç mëson Sinjali nga burimet, zyrtarët policorë në Pallatin e Drejtësisë e kanë shoqëruar të dyshuarin Brahimi në zyrat e kësaj njësie.

Ndërkohë që janë njoftuar edhe njësitë tjera policore, të cilat po merren me rastin.

Administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin