Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është duke qëndruar për vizitë në Stamboll të Turqisë për të takuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
I njëjti ka zhvilloi një takim me dy nga yjet e Dardanëve, Milot Rashicën dhe Florent Loshajn.
Ademi ka shprehur kënaqësinë e tij që Rashica është rikthyer në stërvitje pas lëndimit, teksa i ka falënderuar për kontributin e tyre në fushë dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu, kreu i FFK-së ka inkurajuar dy lojtarët dardanë për të vazhduar punën me përkushtim dhe u ka uruar suksese në vazhdim të edicionit.