image Ademi viziton FC Ballkanin, u dorëzon policat e sigurimit futbollistëve

Futboll

Ademi viziton FC Ballkanin, u dorëzon policat e sigurimit futbollistëve

news image

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar klubin e Ballkanit të Suharekës.

Ademi i ka përgëzuar futbollistët, trajnerët dhe stafin e klubit për paraqitjet dinjitoze në Ligën e Konferencës.

Gjithashtu, i pari i FFK-së, gjatë kësaj vizite u ka dorëzuar futbollistëve policat e sigurimit, ka njoftuar klubi suharekas në Facebook.

Postimi i plotë:

Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Suharekë tek klubi ynë FC Ballkani.

Përveç përgëzimeve që ia bëri futbollistëve, trajnerëve dhe stafit drejtues të klubit për paraqitjet dinjitoze në UEFA Conference League, numri një i FFK-së gjatë kësaj vizite futbollistëve të skuadrës kampione në fuqi ua dorëzojë edhe policat e sigurimit.

FC Ballkani falenderon Z.Agim Ademi për vizitën dhe për policat e sigurimit.

/GazetaSinjaliSport/