Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandesin, në Cyrih të Zvicrës, transmeton Sinjali Sportiv.
FFK ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për ato se çfarë e presin Kosovën në vitin e ardhshëm, për shortin dhe ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, gjithashtu edhe për ndeshjet miqësore.
Nga ky takim, Ademi dhe Challandes, dolën me konstatim të përbashkët se duhet krijuar një plan konkret i veprimit gjatë kësaj kohe.
Gjithashtu thuhet se është diskutuar edhe për projektet e presidentit dhe trajnerit për konsolidimin e stafit dhe realizimin e kampeve dhe sektorëve që duhet të veprojnë.
Në fund, nga Ademi dhe Challandes u shpreh optimizëm dhe shpresë se viti 2021 do jetë dukshëm më i miri së viti 2020 për Përfaqësuesen A të Kosovës. /Sinjali Sportiv/