image Ademi paralajmëron prurje të reja në kombëtaren e Kosovës para ndeshjes me Maqedonin e Veriut

Futboll

Futboll/ Ademi paralajmëron prurje të reja në kombëtaren e Kosovës para ndeshjes me Maqedonin e Veriut

news image

Presidenti i Federatës së Kosovës në Futboll, Agim Ademi në një intervistë në RTK paralajmëroi se në fund të muajit tetor apo në muajin nëntor do të zhvillohet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Por, para kësaj ndeshje, Ademi paralajmëroi se mund të vijnë dy apo tre futbollist të ri në kombëtaren A, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Prurje të reja sigurisht që do të ketë, fal Zotit kem shumë futbollistë jashtë dhe gjenerata të reja që po vijnë. Kemi dy-tre futbollistë që jemi në bisedime me ta. Shpresoj që do t’i përfundojm në kohën e duhur për grumbullim’, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/