image Ademi: Nuk ka njeri në botë që më shtin me dhanë dorëheqje

Futboll

Ademi: Nuk ka njeri në botë që më shtin me dhanë dorëheqje

news image

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se nga posti i udhëheqësit të FFK-së mund të jap dorëheqje vetëm nëse ka pakënaqësi të klubeve.

“Asnjëherë në jetë nuk jap dorëheqje, kurrë nuk jap dorëheqje mbajeni në mend, nuk ka njeri në botë që më shtin me dhanë dorëheqje prej dashurisë time të parë, prej futbollit kur e di që jam mirë. Prej futbollit largohem kur e di se nuk kam çka me dhanë për futboll, derisa më don komuniteti dhe më votojnë jam i lidhur me ta, vetëm vota e tyre më detyron edhe në kuptimin moral, nëse nuk janë klubet e knaqura unë në atë moment nuk rri ta pengoj dikënd, por për dëshira të dikujt, për interesa të dikujt nuk ka njeri që më heqë prej atij vendi”, tha Ademi në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje kryetari i FFK-së tha se edhe UEFA dhe FIFA i kanë dërguar letër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku i kanë sqaruar kësaj të fundit që nuk kanë probleme me Ademin.

“UEFA dhe FIFA e kanë dorëzuar me emër dhe mbiemër që Agim Ademi nuk ka asnjë pengesë dhe asnjëherë nuk ka qenë nën hetime, e thotë në mënyrë decidive, ka dërguar letër në bazë të kërkesës që e ka bërë komisioni”, tha Ademi.

/GazetaSinjali/