image Adem Jashari i ri sot mbush 18 vjet

Kosovë

Urim/ Adem Jashari i ri sot mbush 18 vjet

news image

Nipi i Adem Jasharit që mban edhe emrin e tij ka mbushur 18 vjet.

Ditëlindjen e tij ia ka uruar kushëriri i tij që është edhe kryetar i Skënderajt, Bekim Jashari, duke i postuar edhe disa fotografi të të rinjve të familjes Jashari.

Bekim Jashari tha se tanimë Ademi ka filluar një rrugë të re, përgatitjen profesionale për t’i shërbyer vendit të tij.

Statusi i plotë:

Sot mbushi 18 vite Ademi jonë i ri, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

18 vite jetë në Kosovën tonë të lirë që gjyshi yt Ademi, babushi Hamëza e të rënët tjerë aq shumë e deshën e për të cilën luftuan e ranë për të mos vdekur kurrë.

I rritur e i edukuar në frymën patriotike e të atdhedashurisë, Ademi tani fillon një rrugëtim të ri, atë të përgatitjes së tij profesionale për t’i shërbyer vendit.

Urime ditëlindja Adem, vazhdo të na bësh krenar duke ndjekur rrugën e gjyshit tënd, emrin e të cilit e mbanë me krenari.

Uroj që ti dhe bashkëmoshatarët tu të jetësoni amanetin e heronjve tonë, duke punuar në zhvillimin e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Gëzuar ditëlindjen Adem Lulzim Jashari!