image Adele në top formë, zbulohet dieta

Dieta

Adele në top formë, zbulohet dieta

news image

Këngëtarja e njohur, Adele ka humbur kilogramët e tepërt falë dietës me ushqime gruri, proteina, fruta dhe lëngje jeshile. Por njëkohësisht ka bërë edhe ushtrime të rregullta.

Adele ka befasuar të gjithë me paraqitjen e saj në festën e datëlindjes së 33-të të reperit Drake e cila u mbajt në studiot e Goya në Hollywood. Këngëtarja angleze ka shkëlqyer në fustanin e zi të Etros, që kushton mbi 1 mijë e 300 euro.

Ajo ishte përkujdesur që ta vë në pah belin me një rrip lëkure të zezë.

Dailymail shkruan se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile.

Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1 mijë kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1 mijë e 500 kalori. Përveç dietës, Adele bën 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates./Gazeta Sinjali/