Adele zbuloi se është ‘gati të bëhet sërish nënë së shpejti‘ teksa foli me fansat gjatë performancës së saj në Las Vegas të shtunën.
Ylli 35-vjeçar, e cila tashmë ka një djalë, Angelo-n 10-vjeçar, me ish-bashkëshortin Simon Konecki, ka treguar e emocionuar se tashmë ka bërë një listë me emra.
Në një video të shpërndarë në TikTok nga një pjesëmarrëse në koncert, Adele bisedoi me një fanse që i kërkoi këshilla për t’i emërtuar vajzën e saj të ardhshme. Teksa diskutonte për emrat, ylli shpjegoi se është e emocionuar për idenë për t’u bërë nënë e dy fëmijëve në të ardhmen e afërt.
Duke folur me fansen, ajo tha: “Unë me të vërtetë dua të bëhem përsëri nënë së shpejti” dhe shtoi: “Nuk mund të them Parker sepse Rich-it i pëlqen ky emër!”./abcnews.al
@adele.lovers Adele Singing The First Verse of “All I Ask” with a fan #adele #daydreamer #lover #lasvegas #tinkerbell #fyp #adeleadkins #adeleaccess #fyp #ceasars #adeleaccess #daydreamer #fyp #lover #lasvegas #daydreamer ♬ original sound – Daydreamer (Lauren B)