image Chris Brown dhe Adele zbardhin mëngjesin së bashku

Bota e Yjeve

Chris Brown dhe Adele zbardhin mëngjesin së bashku

news image

Adele këngëtarja e njohur, u bë ballina e faqeve rozë, pasi që po komentohet shumë rreth lidhjeve të saj të dashurisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundmi, këngëtarja u pa bashkë me Chris Brown, ai kishte qëndruar me të deri në orët e mëngjesit, shkruan The Sun.

“Ai arriti me një makinë të madhe, ndërsa pranë tij ishin edhe sigurimi”, ka thënë një burim afër Adele.

Derisa, Brown flitet se është njëri nga të flirtuarit e krijueses së hitit “Hello”, pas reperit Skepta.

Chris dhe Adele për herë të parë ishin takuar në vitin 2013, gjatë eventit të “Annual Grammy Awards“ .

Kujtojmë se 32-vjeçarja kishte komentuar gjestin e këngëtarit ndaj Rihannës, për të cilën thoshte se është e dëshpëruar. /Gazeta Sinjali/