image Teknologji speciale prej 450 mijë $ për të mbrojtur zërin e Adele

Bota e Yjeve

Teknologji speciale prej 450 mijë $ për të mbrojtur zërin e Adele

news image

Adele do të përdorë një teknologji që kushton rreth 450 000 $ për të mbrojtur zërin e saj, gjatë koncerteve në Las Vegas.

Këngëtarja 34-vjeçare do të nisë “Fundjavat me Adele” në 18 nëntor, në Caesars Palace, aty ku do të instalohet një sistem “kompleks” që do të garantojë “ajrin më të mirë të mundshëm” ndërkohë që ajo këndon.

Një burim u shpreh kështu për “The Mirror”: “Ata kanë instaluar edhe më parë sisteme të ndërlikuara, por ky është shumë kompleks. Sistemi punon duke kombinuar njësitë e pastrimit të ajrit me ventilatorët dhe pajisjet e molekulave të ujit, duke krijuar cilësinë më të mirë të ajrit”.

“Kur Adele të jetë në skenë duke kënduar, ajri më i mirë i mundshëm do të mbrojë zërin e saj”, shtoi burimi.

/GazetaSinjali/