image AC Milan triumf minimal ndaj Veronas

Sport/ AC Milan triumf minimal ndaj Veronas

news image

Skuadra e Milanit ka fituar me epërsi minimale prej 1-0 ndaj Hellas Veronas, në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.

Sfida nuk nisi mirë për vendasit, pasi në minutën e 21-të të takimit, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari i ndeshjes e përjashtoi me karton të kuq Mariusz Stepinskin.

Rossonerët megjithatë, në pjesën e parë nuk ia dolën që të tregoheshin të rrezikshëm për të shënuar në portën kundërshtare.

Në gjysmën e dytë, mysafirët filluan t’i shtonin aksionet, ndërsa gjyqtari akordoi penallti për një prekje të topit me dorë nga një mbrojtës vendas.

Krzysztof Piatek e mori përgjegjësinë dhe goditi nga pika e bardhë, ndërsa edhe pse e preku topin, portieri Marco Silvestri nuk ia doli ta ndalte (68′).

Sulmuesi i Milanit shënoi gol edhe në minutën e 83-të, por gjyqtari e anuloi pas shqyrtimit me VAR.

Kjo është fitorja e dytë sezonale për Milanin që numëron gjashtë pikë pas tri javësh, ndërsa për Hellas Veronan është humbja e parë, pasi ka regjistruar një fitore dhe një barazim./Gazeta Sinjali/