image Roja e shkollës abuzoi seksualisht me një të mitur, Gjykata e Tiranës e dënon me 12 vite burgim - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

Roja e shkollës abuzoi seksualisht me një të mitur, Gjykata e Tiranës e dënon me 12 vite burgim

news image

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vite burg Abas Dogën, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, shkruajnë mediat në Shqipëri, përcjellë Gazeta Sinjali.

Abas Doga u dënua me 18 vite heqje lirie por me aplikimin e Gjykimit të Shkurtuar ai ka marrë 12 vite burg.

Rikujtojmë se Abas Doga, ish-roja i shkollës në Babrru u përball me gjykatën dhe me prokurorinë që e dyshon se gjatë një viti ka abuzuar që nga koha kur ajo ishte 14-vjeçe.

Veç kësaj ish-roja dyshohet se ka shtyrë një të mitur të bëjë të njëjtën gjë.

Ata u akuzuan se së bashku me të rinj të tjerë e shantazhuan vajzën me video dhe fotografi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: