Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, ka premtuar se po që se partia e tij i fiton zgjedhjet, paga minimale do të jetë 300, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky premtim ka ardhur në opinion edhe nga shumë parti të tjera, përfshirë LDK-në, porse në Kosovë vazhdon të ketë pagë nën këtë shifër.
Abrashi në televizionin publik duke folur për pagën minimale prej 300 eurosh, tha se kjo me programin e LDK-së pritet të realizohet pas vitit 2023.
“Pagën minimale e kemi fut tek pensionet, dhe skema sociale do të ketë ngritje në pagën minimale e cila do të jetë 300. Pas vitit 2023 nuk do të ketë më pak se 300 euro”, ka thënë Abrashi. /GazetaSinjali/