image Abrashi për videon e partisë: Është bërë për t’i kujtuar opozitës se kush kanë qenë

Politikë

Abrashi për videon e partisë: Është bërë për t’i kujtuar opozitës se kush kanë qenë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendose, Artan Abrashi ka komentuar videon dy-minutëshe të VV-së të publikuar në faqen e tyre zyrtare ku etiketohen dhe akuzohen pushtetet e kaluara për “shkatërrimin 20 vjeçar”.

Abrashi thotë se një spot i tillë është bërë për të iu kujtuar pushteteve të kaluara se kush kanë qenë dhe sipas tij, kjo më së miri bëhet përmes videove.

“Akuza të paqena, akuza të pavërteta, shpifje të cilat duhet imagjinatë e bujshme, e shfrenume. Neve na mbetet një zgjedhje që përmes një videoje dy minutëshe të ia kujtojmë partive opozitare se kush ka qenë”, ka thënë Abrashi në Tv Dukagjini.

Abrashi thotë se qeveria Kurti nuk do të ndalet ndaj “kërcënimeve e sabotazheve”

“Ky pushtet nuk do të ndalet para asnjë situate të sabotazhit, kërcenimeve…ne do të vazhdojmë dhe nuk do të ndalemi. LVV është i vetmi subjekt që nuk ua ka frikën…”, ka deklaruar Abrashi.

/GazetaSinjali/