image Abrashi i LVV-së thotë se edhe sikur Vuçiqi dhe Borrelli t’kishin pendrek e revole “Albini s’do të lëshonte pe”

Politikë

Abrashi i LVV-së thotë se edhe sikur Vuçiqi dhe Borrelli t’kishin pendrek e revole “Albini s’do të lëshonte pe”

news image

Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se edhe nëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do të kishin pendrek e revole, Albin Kurti nuk do të kishte lëshuar pe.

“Vuçiqi e Borrelli edhe po të kishin pasur pendrek e revole, Albini nuk ju kish lëshu pe, e lene mo që s’kanë pasë”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.

Përndryshe, të hënën kanë dështuar bisedimet në Bruksel marrëveshje për targat nuk pati.

Por pas orës 00:00 të natës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka kërkuar nga Kurti që vendimin ta shtyjë për 48 orë.

Kurti e ka pranuar kërkesën e tij, kështu vendimi është shtyrë deri të enjten.

Vuçiqi e Borrelli edhe po të kishin pasur pendrek e revole, Albini nuk ju kish lëshu pe, e lene mo që s'kanë pasë.

Posted by Artan Abrashi on Tuesday, November 22, 2022

/GazetaSinjali/