image Abott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin

Politikë

Abott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin

news image

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, amabasadori Abott ka bërë të ditur se këtë javë do të ketë “vizitorë të rëndësishëm” në Prishtinë, ndër të tjerë edhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në qeverinë britanike.

Ndër të tjera, Abott ka theksuar se pret që Kosova të propozojë zyrtarisht draft-statutin për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e prezantuar nga kryeministri Kurti më 2 maj, e në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE.

“Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e prezantuar nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE”, ka shkruar Abbott ndër të tjera.

Kujtojmë se në takimin e dy majit të nivelit të lartë në Bruksel, Ekipi Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, ka prezantuar draft-statutin për formimin e Asociacionit.

/GazetaSinjali/