image Abetarja e parë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, nisin trajnimet për mësuesit

Kosovë

Abetarja e parë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, nisin trajnimet për mësuesit

news image

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi ka bërë të ditur se sot kanë nisur trajnimet e para të mësuesve për abetaren e parë të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Kushi thotë se abetarja e përbashkët unike do të jetë gati këtë shtator për klasat e para në Shqipëri dhe Kosovë.

“Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor. Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.”, thuhet në njoftim.

Tutje, ajo bëri me dije se në datën 1 shtator, së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci do të bëjnë prezantimin e parë të abetares unike për nxënësit e klasave të para në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/