image Pas vendimit të Apelit, Abelard Tahiri sërish kërkon shkarkimin e bordit të ZRrE-së

Kosovë

Pas vendimit të Apelit, Abelard Tahiri sërish kërkon shkarkimin e bordit të ZRrE-së

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën e sotme ka kërkuar shkarkimin e bordit të ZRrE-së, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, ky bord ka dëmtuar më shumë se 450 mijë familje në Kosovë, gjithashtu sipas Gjykatës është vërtetuar se janë në proces e sipër për të shkaktuar një dëm jashtëzakonisht të madh financiar.

“Kemi qenë të bindur se vendimi i ZRrE-së i përkrahur nga zyra e kryeministrit dhe presidentes dhe nga Vetëvendosje ka qenë në kundërshtim të plotë me ligjet dhe legjislacionet në fuqi. Pra vendimi i parë i Gjykatës Themelore për pezullimin e implementimit të tarifave nuk u respektua nga ZRrE dhe i cili poashtu i njëjti as që u përmend as nga mazhoranca as nga gjithë akterët të cilët kishin dhënë komente dhe kontribut për ngritjen e rrymës nuk duhet të kalojë në heshtje. Kjo është një vepër penale e konsumuar që ka dëmtuar rëndë interesin publik, ka dëmtuar mbi 450 mijë familje në Kosovë dhe një vepër e tillë duhet të ndëshkohet penalisht dhe të ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale të cilën shpresojmë që do ta bëjnë në vitet në vijim pas kallëzimit penal nga PDK. Tashmë e kemi vendimin final të Gjykatës së Apelit vendim ky poashtu i apeluar nga ZRrE dhe në të cilin i kemi dhënë edhe ne si PDK kundërhstimet tona pse masa e përkohshme deri në vendimin meritor duhet të jetë në fuqi tashmë është në favorin e 450 mijë familjeve në Kosovë”.

“Është lajm i mirë për qytetarët që rryma në këtë vend nuk duhet të paguhet me haraqin të cilin ia kishte vënë ZRrE qytetarëve në mënyrë të pabazë e të paligjshme, ky vendim s’do të implementohet. Do të kemi në fuqi tarifat e vjetra të energjisë elektrike, dhe ajo që është me rëndësi ne si deputetë nuk mund të rrijmë duarkryq dhe të heshtim ndaj kësaj situate. Ajo që duhet të ndodhë më e pakta e më vogla është shkarkimi i menjëhershëm i bordit të ZRrE-së. Këta njerëz tashmë me vendim të Gjykatës është vërtetuar që janë në proces e sipër për të shkaktuar një dëm jashtëzakonisht të madh financiar. Si kuvend të kërkojmë përmes rezolutës shkarkimin e bordit të ZRrE-së, këta njerëz i kanë dëmtuar më shumë se 450 mijë familje në Kosovë”, tha Tahiri.

/GazetaSinjali/