image Abdixhiku takoi grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit

Kosovë

Ministri/ Abdixhiku takoi grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit

news image

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit.

Përmes një njofimi për media kjo ministri ka treguar se LumirAbdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.

“Bashkë me ekspertët përkatës nga ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.
Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara”, thuhet në njoftimin për media. /Gazeta Sinjali/