image Abdixhiku: Qeveria po frikësohet të përballet me krizën energjetike - Sinjali

Abdixhiku: Qeveria po frikësohet të përballet me krizën energjetike

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Qeveria po frikësohet për t’u përballur me krizën energjetike dhe situatën kur Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar shtrenjtim të rrymës.

Sipas tij, Qeveria po refuzon të merret me këtë çështje.

“Kjo seancë e jashtëzakonshme është rrjedhojë e refuzimit të pashpjegueshme të pushtetit për ta trajtuar temën më të rëndësishme të tanishme”, deklaroi ai.

Abdixhiku tha se lidhur me rritjen e çmimit të rrymës, Qeveria po flet nga perspektiva e pushtetit dhe jo nga persepktiva e familjarëve, të cilët, siç tha ai, do të goditen rëndë pas shtatë ditësh./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin