image Abdixhiku për opozitën: Nuk jemi një për besë, ne jemi kundër mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

Politikë

Abdixhiku për opozitën: Nuk jemi një për besë, ne jemi kundër mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku nuk ka dashur që partia e tij të përfshihet bashkë me partitë e tjera pasi që për të LDK ka pikëpamje të ndryshme. Ai gjithashtu ka folur edhe për “Rrugën e Re” si projekt që sipas tij, synon që të flasë për të ardhmen dhe jo për të kaluarën.

Abdixhiku ka folur për opozitën dhe partitë opozitare, ku ka dalluar LDK-në nga partitë e tjera.

“U përmend termi opozitë. E kundërshtoj si terminologji politike, përveç që është si funksion në parlament. Por si trup i përbashkët nuk është. Është e qartë por është diskurs i natyrshëm në debatin publik në Kosovë, ku opozita portretizohet si një, por nuk jemi një për besë. Kjo është me rëndësi ta dimë. Ne jemi parti të ndara dhe në shumë hapa kemi bindje krejtësisht të ndryshme. Pushtetit i konvenon të thotë se është një.” – u shpreh ai.

Ai me këtë rast ka përmendur votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga deputetët e partisë së tij, e që partitë e tjera opozitare kundërshtojnë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për programin e “Rrugës së Re”, duke thënë 100 pikat janë program i së ardhmes dhe për gjendje aktuale të shoqërisë në vend.

Abdixhiku ka thënë se “Rruga e Re” synon që të flasë për të ardhmen dhe jo për të kaluarën.

“’Rruga e Re’ synon të flet për të ardhmen. Vitet po shkojnë, ne jemi kurthuar në debat të brendshëm se kush ka faj më shumë për 20 vitet e ardhshme. Njerëzit po ikin çdo ditë”, ka thënë ai në emisioni Context.

Ai ka treguar për takimet që ka pasur me ekspertë ku ka thënë se janë takuar me 300 të tillë.

“Nga takimet që kam pasur, kemi kuptuar që shoqëria kosovare është polarizuar. Pastaj kemi parë që po rrezikohet demokracia në vendin tonë, njerëzit kanë frikë të flasin lirshëm. Po ashtu, ne nuk kemi debat për politikë publike”, ka thënë ai, teksa bëri të ditur se programi do të shpaloset në nëntor.

/GazetaSinjali/