image Abdixhiku takohet me Metën: Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik

Politikë

Abdixhiku takohet me Metën: Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron në Kosovë për vizitë dyditore. Ai sot është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Metën kanë biseduar për vizionin e përbashkët drejt të ardhmes së shqiptarëve në rajon, shkruan Sinjali.

Kreu i LDK-së, gjithashtu tha se Kosova e Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik.

/GazetaSinjali/