image Abdixhiku pas homazheve te varri i Rugovës: Po presim konfirmimin e VV-së për t’u takuar të premten

Politikë

Abdixhiku pas homazheve te varri i Rugovës: Po presim konfirmimin e VV-së për t’u takuar të premten

news image

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të hënën ka kryer homazhe para varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për takimin me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku ka deklaruar se janë duke pritur konfirmimin për ta zhvilluar këtë takim.

Ne po presim për konfirmimin e takimit të së premtes. Do të jemi konstruktiv në frymën themeltare të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Do t’i dërgojmë letër edhe zyrtarisht, propozimi ynë është për të premten”, ka deklaruar ai.

Duke folur për ish-presidentin Rugova, Abdixhiku ka deklaruar se ai ishte themeltar i Republikës së Kosovës dhe se ndihet krenar me punët e bëra deri sot.

Ne ndihemi krenar për punët e bëra që nga themelimi, me të kaluarën mburremi dhe e ardhmja ndërtohet duke nderuar të shkuarën”, ka shtuar ia.

Abdixhiku ka thënë se ditëve në vijim do vizitojë edhe Prekazin.

Abdixhiku të dielën është zgjedhur i LDK-së ndërsa pas marrjes së mandatit ka deklaruar se me Lëvizjen Vetëvendosje është i gatshëm të takohet të premten, më 19 mars.

E kam të pamundur për shkak të konsolidimit të udhëheqësisë së re të partisë për të marrë pjesë në takimin e nesërm. Propozoj të premten si datë takimi. Sa i përket çështjes për votën për president apo qeveri, vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, duke marrë parasysh respektin që e tregojnë partitë tjera ndaj LDK-së”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Sinjali/