image Abdixhiku nesër bën homazhe te varri i Rugovës

Politikë

Abdixhiku nesër bën homazhe te varri i Rugovës

news image

Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku nesër do të bëj homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Më 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lumir Abdixhiku u zgjodh sot kryetar i ri i partisë pasi Isa Mustafa dha dorëheqje nga kjo detyrë, pas debaklit në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat LDK-ja shënoi rezultatin e saj më të dobët ndonjëherë./Gazeta Sinjali/