image Abdixhiku: Mosliberalizimi i vizave lajm hidhërimi - Sinjali

Abdixhiku: Mosliberalizimi i vizave lajm hidhërimi

news image

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të hidhur lajmin për mosliberalizimin e vizave, derisa e ka cilësuar të lëvizurit lirshëm nga ana e kosovarëve si të drejtë njerëzore, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se: “mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi”.

Ai ka shkruar se tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm – Kosovës, minimalisht liberalizim vizash.

“Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan”, ka shkruar Abdixhiku.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin