image Abdixhiku: Mbi 60 punëtorë e 20 makineri sot në Veternik që sa më parë të hapet qarkullimi

Kosovë

Ministri/ Abdixhiku: Mbi 60 punëtorë e 20 makineri sot në Veternik që sa më parë të hapet qarkullimi

news image

Rrethrotullimi në Veternik, i cili  shpesh herë i solli telashe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion duke ndikuar që të krijohen kolona të gjata, ka shtyrë ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku që ta trajtoj me prioritet këtë çështje.

Abdixihku përmes një postimi në Facebook ka bëtë të ditur se janë mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda që sot qëndruan në vendpunishte që të hapin qarkullimin sa më parë.

Ditë më parë, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku kishte thënë se mundësitë janë të mëdha që punimet të përfundojnë në muajin mars. /Gazeta Sinjali/