Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se është kontradiktor.
Shkak për këtë ai numëroi disa argumente, duke pohuar se në momentin që shefi i ekzekutivit humbë argumentet, fillon të prodhojë material për Tik-Tok.
Këtu përmendi deklarimin e Kurtit, se qeveria e tij ka kaluar nga Nenad Gjuriq kryesor, në Nenad Rashiq kryesor.
“Kurti kur humb argumentet, fillon të prodhojë material për Tik-Tok. Kurti ka probleme thelbësore kontradiktore. Prandaj po e humb qetësinë. Ja disa prej kontradiktave. Pra, është kontraktuale, por s’është ligjërisht e obligueshme. Kontradikta e dytë është merre ose leje, a thotë bazë e mirë.
E treta: do të ketë respektim të marrëveshjeve paraprake, por nuk do të ketë Zajednicë. Pse ke pranuar marrëveshje që s’ka reciprocitet. Sa i përket veriut…nuk mund të thuhet që është mirë në veri për shkak se ka shtet, a këndej thotë se ka struktura kriminale”.