image Abdixhiku: Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë

Politikë

Abdixhiku: Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka se distancimi nga aleatët ndërkombëtar është një gabim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë, Abdixhiku tha se Kurti ka rënë në kurth të Serbisë.

“Kryeministri i Kosovës me politikën e vet distancuese prej aleatëve ka rënë në kurthën e Serbisë. Rezultati final është destabilizimi dhe humbja e mbështejtes nga aleatët tanë. Të shtyhet afati i implementimit të targave, të implementohet Asociacioni jo më si pjesë e përgjithshme sic flitej deri tani dhe serbët të kthehen në institucione. Sigurisht se kthimi i tyre në institucione nuk bëhet brenda natës”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

/GazetaSinjali/