image Abdixhiku: Kurti ka pranuar autonomi të plotë e të paparë në Republikën e Kosovës

Politikë

Abdixhiku: Kurti ka pranuar autonomi të plotë e të paparë në Republikën e Kosovës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar autonomi të plotë e të paparë në Republikën e Kosovës.

Ai ka shtuar se Kurti e ka thyer një proces të dialogut me Serbinë i cili kishte në qendër njohjen reciproke, duke mos e ditur se çfarë po bën.

“Kjo është pasojë e heqjes dorë prej saj sepse në momentin që ke hequr dorë prej agjendës në të cilën njëra prej pikave ka qenë njohja reciproke dhe njëra prej pikave me vlerë ka qenë parimi që po flas që ‘asgjë nuk është pranuar derisa gjithçka nuk është pranuar’, ti ke hapur dyer të përfundosh në pasoja të mëdha”, ka thënë Abdixhiku.

“E para një draft-marrëveshje që s’e ka njohjen reciproke në të siç është marrëveshja e Ohrit dhe e dyta një autonomi substanciale për serbët e Kosovës siç është ky dokument që tani po i themi Asociacion, por duhet ta ketë ermin autonomi”, ka shtuar ai.

Sipas tij, kjo është autonomi e plotë e paparë në Republikën e  Kosovës dhe nuk ka lidhje me asnjë prej proceseve paraprake të procesit dialogues.

“Është pasojë e veprimeve të tij në procesin e dialogut. Pra e ka thyer procesion e dialogut në shtyllat që i ka pasur me aleatët tanë, ka hapur një proces të ri, i pavetëdijshëm për çfarë po bën, i paaftë për të kuptuar thelbin, por teatral si tani e me rezultat katastrofik”, ka potencuar ai në Rubikon.

/GazetaSinjali/